Edhe pse procedurat e Komisioni Hetimor me qëllim shkarkimin e presidentit Meta vazhdojnë, duket se ky i fundit është mjaft i qetë.
Meta, përmes një postimi në “Facebook” ka publikuar një fotografi, ku shihet pranë detit. Kreu i Shtetit shprehet se ka bërë 20 kilometra ecje sportive, duke uruar një mbrëmje relaksuese për të gjithë.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Pas 20 kilometra ecje sportive në perëndim të diellit.
Një mbrëmje relaksuese për të gjithë, për të nisur nesër javën me energji të reja./albeu.com/