Po notonte në det, humb jetën pushuesi në Velipojë

Një 82-vjeçar në Velipojë ka humbur jetën.

Policia bën me dije se ky i fundit dyshohet se pushuesi ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.


Shtuar 28.06.2023 14:01