GJKKO ka rrëzuar kerkesën e Fredi Belerit për të dalë nga qelia për t’u betuar si kryatr bashkie në Himarë.
Beleri i cili akuzohet për kurrupsion zgjedhor, kërkoi leje nga Drejtoria e Burgjeve, SPAK e GJJKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në ora 11.00.
Fredi Beleri, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit . Nëpërmjet avokatëve të tij, Beleri ka kërkuar më të shpallë të paligjshme përgjimet audio dhe video në vende private, të bëra me urdhër të Prokurorisë dhe që u konsideruan të ligjshme më pas edhe nga Gjykata e Vlorës.
Mbrojtësit e Fredi Belerit, thonë se vendimi që angazhoi grupet operacionale për përgjimin e tij nuk ka datë dhe orë të fillimit dhe mbarimit të veprimit, ashtu sikurse as kërkesa për vleftësimin e tyre, duke e bërë atë të paligjshëm.
/albeu.com/