FOTO/ Shqipëria “digjet” nga i nxehti, Fushë Arrëzi goditet nga breshëri, thyhen xhamat e automjeteve dhe dëmtohen të mbjellat

Teksa Shqipëria është “pushtuar” nga i nxehti afrikan dhe temperaturat shumë të larta, pasditen e djeshme Fushë-Arrëzi është “goditur” nga breshëri, i cili nuk kurseu të mbjellat.

Në Fierzë, në fshatrat Aprrip Guri, Bugjon dhe Iballë për shkak të stuhisë është janë shkatërruar të mbjellat.

Të lidhura

None found

Dëme të konsiderueshme gjithashtu raportohen në çatitë e banesave. Për shkak të breshërit janë dëmtuar edhe makinat pasi i janë thyer xhamat.

Bashkia Fushë-Arrëz, bashkë me Zyrën e Emergjencave Civile, Stafin e saj në bashkëpunim me Njësitë Administrative, kryetarët e fshatrave, po bëjnë të mundur evidentimin e dëmeve që janë krijuar nga kjo situatë e pazakontë natyrore në mënyrë që t’ju vijmë në ndihmë për të përballuar këto dëme.

/Albeu.com/ 


Shtuar 24.06.2023 10:07