Mungon vetëm zyrtarizimi, Messi “ndan mendjen” për të ardhmen

Ka ardhur një lajm i rëndësishëm për të ardhmen e Lionel Messi-t te Barcelona.

Kontrata e argjentinasit me katalanasit skadon në qershorin e 2021-shit dhe kishte shumë pasiguri në lidhje me rinovimin.

Megjithatë, sipas BeIN Sports, Leo duket se ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij te klubi blaugrana.

Bien poshtë kështu zërat për një transferim të mundshëm të 33-vjeçarit te PSG dhe Manchester City, dy skuadrat më të interesuara për argjentinasin.

Tani pritet vetëm zyrtarizimi i rinovimit të kontratës.


Shtuar 22.05.2021 22:34