Një seri shpërthimesh u dëgjuan gjatë natës në qytetin port të Odessa-s në jug të Ukrainës.
Mediat vendase raportuan se autoritetet ushtarake kanë aktivizuar mbrojtjen ajrore në të gjithë rajonin.
Në mëngjes, administrata ushtarake rajonale e Odessa raportoi se trupat ruse kishin lëshuar katër raketa lundrimi të tipit Kalibr nga Deti i Zi, të cilat u shkatërruan në qiell nga forcat e mbrojtjes.
Alarmet e sulmit ajror u ranë herët sot në gjashtë rajone të Ukrainës, sipas medieve vendase. Sirenat po bien në rajonet Odessa, Dnipropetrovsk, Mykolaiv, Sumy, Zaporozhzhia dhe Donetsk.
Forcat ukrainase rrëzuan katër dronë rusë mbrëmë në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës juglindore, tha kreu i këshillit rajonal, Nikolai Lukashuk, sipas Rbc-Ukraine.
“Forca jonë ajrore shkatërroi katër dronë në rajon gjatë natës. Ndoshta tre Shahed dhe një Orlan,” tha Lukashuk në Telegram./Albeu.com/