Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gici, i cili u shkarkuar ditën e premte nga Këshilli i Ministrave pas videoskandalit, është zhdukur nga rrjetet sociale.
Gjici ka vendosur të mbyllë të gjitha rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram, për shkak të komenteve të shumta në rrjet, lidhur me videon erotike mes tij dhe një gruaje brenda zyrave të Bashkisë së Kukësit.
Pas publikimit të videoskandalit Safet Gjici në një reagim zyrtar konfirmoi se kishte disa kohë që kishte lidhje intime me Alma.K ndërsa akuzonte për bërjen publike të këtyre imazheve aspak të hijshme kundërshtarët e tij politikë.
Ndërkohë nga ana tjetër Alma.K është marrë në pyetje nga SPAK, i cili ka nsiur hetim penal ndaj Safet Gjicin me akuzën “Shpërdorim Detyre”.