Babai i Ermal Mamaqit operohet në zemër, aktori ndan momentet e vështira

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ermal Mamaqi ka bërë të ditur se i ati ka kryer një operacion në zemër. Me këtë rast, Ermali jep një mesazh të rëndësishëm se shëndeti është gjëja më e rëndësishme e në këto raste ia dimë vlerën më shumë se kurrë.

“Miq janë disa momente në jetë që ti kupton vërtetë se gjëja më e rëndësishme në jetë është shëndeti. Dhe kur të ndodh në familje e ndjen vërtetë hallin…Mirnjohje për doktorin për ndërhyrjen e sukseshme që bënë për zemrën e babit. Hani shëndetshëm, bëni sport dhe qeshni sa më shumë”, shkruan Ermali.


Shtuar 16.06.2023 21:39