Rrëmbimi i tre policëve nga serbët, Kurti raporton para Kuvendit: KFOR-i duhet ta parandalonte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka raportuar ditën e sotme para Kuvendit në lidhje me rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe.

Kurti vuri në dukje se KFOR e ka në përgjegjësi vijën kufitare në këtë rast dhe tha se është në pritje që misioni i NATO-s ta marrë përgjegjësinë.

Mbrojtja e vijës kufitare është përgjegjësi e përbashkët e KFOR-it dhe e policisë sonë. Në rastet kur agresioni është i përmasave ushtarake, përgjegjësia e mbrojtjes së vijës kufitare do të duhej të ishte e KFOR-it. Prandaj, ne jemi ende në pritje të KFOR-it që ta marrë përgjegjësinë efektive për ushtrimin e funksionit të saj mbrojtës që t’i kthejë në Kosovë policët e kidnapuar dhe të ndëshkojë këtë shkelje flagrante të integritetit territorial, sovranitetit tonë”, tha Kurti,

Ndër të tjera, ai theksoi se KFOR nuk duhët të kishte heshtur dhe duhet të mbajë përgjegjësi.

“KFOR nuk do të duhej të ishte i heshtur dhe as i përulur ndaj një sulmi kidnapues të cilin e kishte edhe mandat ta parandalonte. Nëse KFOR e shndërron këtë heshtje në normë dhe njëfarë nënshtrimi të heshtur në ligj që dihet publikisht andaj një gjë të tillë le të na thotë hapur dhe ashtu do e mohojë një përgjegjësi ndërkombëtare që ishte dashur ta përmbushë efektivisht”, shtoi ai.

Ndër të tjera, Kurti tha se rrëmbimi i policëve ishte akt hakmarrjeje nga ana e Serbisë.


Shtuar 15.06.2023 18:48