Një nxënës i mitur ka hapur zjarr mëngjesin e sotëm në shkollën fillore “Lukavac Grad” në Bosnje dhe Hercegovinë duke lënë një person të plagosur.
Kreu i policisë lokale ka konfirmuar për këtë media se fëmija është “vënë nën kontroll” dhe është dërguar në komisariat, teksa gjetur edhe arma e përdorur në sulm.
Sipas informacioneve jozyrtare, nga të shtënat ka mbetur e plagosur një mësuese e anglishtes. Ajo ka marrë një plagë në qafë dhe se po i nënshtrohet një operacioni.
Sipas informacioneve jozyrtare, i dyshuari është një nxënës i cili është transferuar nga një shkollë fillore në tjetrën për shkak të sjelljes së keqe.
Policia ende nuk ka bërë të ditur detajet e rastit, duke bërë të ditur se informacionet operative po mblidhen nga terreni.