“Kam marrë përsipër baltën”, Basha: Gjëja e parë që do bëj është të rikthehem

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur një takim me vajzat dhe gratë në Tiranë, ku është shprehur se gjatë një viti e gjysmë ka sakrifikuar gjithçka, por jo për interesin personal.

Ai tha se ka marrë përsipër baltën dhe sulmet që nuk bëheshin vetëm për të personalisht, por edhe për atë që ai përfaqësonte.

Basha u shpreh se ai ndjen ti rikthehet më shumë se një platforme dhe theksoi përpjekjen për të sjellë një kulturë të re politike.

“Në momentin që unë provova të lancoj këtë propozim të ndryshimeve të sistemit politik u ndesha me një mur të lartë. Sa më të forta ishin ndryshimet që kërkoja aq më shumë ngrihej muri për të mbrojtur interesa politike të çimentuara 33 vjeçare.

Në një vit e gjysmë kam bere gjithçka, kam sakrifikuar çdo gjë, por nuk e kam bërë për interesin personal. Edhe hapin pas para një vit e gjysme i kam dhënë mundësi kokave të nxehta të ftohen dhe të  dhe mos lejojnë që me duar tona të çojmë PD aty ku e do kundërshtari ynë politik.

Kam marrë përsipër baltet, sulmet, i vetëdijshëm që beteja jo vetëm që nuk behej për inertes personal, por edhe sulmet nuk bëheshin në vetën time personale, por për shkak të asaj që përfaqësoja.

Cila është rruga?

Të qëndrojmë duart kryq dhe të shpresojmë që do ti bëjë zoti më mirë?! Zotit duhet ti lutemi, por kjo nuk është strategji.

Nuk kam asnjë pishman sepse motivet e mia nuk kanë qenë personale. Pavarësisht kësaj nuk pati reflektim. Askush nuk duhet të qëndrojë duar kryq, aq më pak unë me përgjegjësitë që ndjej.

Gjeja e parë që ndjej është ti rikthehem jo një platforme, por më shumë sesa kaq. Dikush me tha para disa ditësh që është një doktrinë, nuk është doktrinë është përpjekje për të sjellë këtë kulturë të re politike”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

 


Shtuar 12.06.2023 19:35

Tags: , ,