Papa Françesku shpreh ngushëllime për vdekjen e Berlusconit: Kishte temperament energjik

Nga spitali ku po trajtohet Papa Françesku, ai vlerësoi “temperamentin energjik” të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i cili vdiq sot në moshën 86-vjeçare.

Papa argjentinas shprehu “mbështetjen” e tij për familjen e ish-kryeminstrit, një “protagonist i jetës politike italiane që mori përgjegjësitë publike me një temperament energjik”, sipas deklaratës të botuar në një njoftim për shtyp të Vatikanit dhe drejtuar vajzës së madhe të Berlusconit, Marinës.

Papa 86-vjeçar vazhdon shërimin e tij në spitalin Gemelli në Romë, ku iu nënshtrua një operacioni në zorrë javën e kaluar.


Shtuar 12.06.2023 18:48