Partia Socialiste sot feston 32-vjetorin e themelimit të saj.
Kyreministri Rama u ka uruar të gjithë socialistëve ditëlindjen e PS-së të cilën e quan të vetmen forcë politike shqiptare që nuk ka lëvizuar nga drejtimi kombëtar.
Rama: MIRËMËNGJES, dhe me flamurin e forcës së vetme politike shqiptare, që në asnjë rast apo çast qysh prej krijimit të saj, nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë politike shqiptare e cila votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat, i uroj çdo anëtari e anëtareje të familjes sonë të madhe, gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste, si edhe të gjithëve ju një ditë sa më të mbarë.
View this post on Instagram
Në kuadër të 32-vjetorit të Partisë Socialiste të Shqipërisë do të organizohet në Pallatin e Kongreseve një aktivitet festiv.
Pas pjesës së parë ku Kryetari Rama do të mbajë fjalën e rastit, do të organizohet një koktej festiv në ambientet e hollit.
/Albeu.com/