Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme, ku do të dëshmojë para prokurorëve
Mësohet se Balla do të pyetet për akuzat për çështjen e privatizimit të klubit “Partizani”. Kujtojmë që ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme ishte Silva Bino.
SPAK ka intensifikuar hetimet për identifikimit e personave me përgjegjësi të dyshuar për një prej aferave që ka shënjuar pushtetin e dytë të Sali Berishës, atë të tjetërsimit të pronës publike të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, për llogari të familjarëve të Sali Berishës.
Para hetuesve janë paraqitur ish ministrat e Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa, ish ministri i Ekonomisë Genc Ruli, ish- gjenerali Vladimir Qirjazi, ish-shefi i Klubit Partizani Afrim Tole dhe ish-drejtori i Kompleksit Isa Tare.
Dosja e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani me numër 287/2020, është regjistruar nga SPAK për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. Për pastrimin e produkteve të veprës penale parashikohet 5-10 vite burg, ndërsa kur vepra kryhet në bashkëpunim, siç është edhe rasti i tjetërsimit të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, parashikohet një dënim jo më pak se 15 vjet me burgim
SPAK ka intensifikuar hetimet për identifikimit e personave me përgjegjësi të dyshuar për një prej aferave që ka shënjuar pushtetin e dytë të Sali Berishës, atë të tjetërsimit të pronës publike të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, për llogari të familjarëve të Sali Berishës.
Para hetuesve janë paraqitur ish ministrat e Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa, ish ministri i Ekonomisë Genc Ruli, ish- gjenerali Vladimir Qirjazi, ish-shefi i Klubit Partizani Afrim Tole dhe ish-drejtori i Kompleksit Isa Tare.
Dosja e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani me numër 287/2020, është regjistruar nga SPAK për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. Për pastrimin e produkteve të veprës penale parashikohet 5-10 vite burg, ndërsa kur vepra kryhet në bashkëpunim, siç është edhe rasti i tjetërsimit të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, parashikohet një dënim jo më pak se 15 vjet me burgim.
/albeu.com/