Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen misterioze të 20-vjeçarit shqiptar, Enriko Aliaj në Itali. Enriko Aliaj u gjet i vrarë tre ditë më parë me armë zjarri në banesë.
Dyshohet se i riu u vra aksidentalisht nga vëllai i tij. Mediat italiane bëjnë me dije se nën hetim është marrë dhe shoku i tij 17-vjeçar, ku si i dyshuar për policinë lidhur me ngjarjen është dhe vëllai i tij, Elham Aliaj.
Shoku i 20-vjeçarit shqiptar ndodhej në banesë gjatë momentit kur ka ndodhur ngjarja por më pas është larguar. Mësohet se polica ka nisur hetimet ndaj dy të rinjve, për të për të konstatuar ndonjë gjurmë të mbetjeve të zjarrit në duart e tyre.
Nëna e dy djemve ka reagur për ngjarjen. Ajo është shprehur për Report Tv se ata kanë qenë duke luajtur me një pistë mulli së bashku me një shokun e tyre dhe aksidentalisht Elhami ka qëlluar me armë të vëllain, duke e vrarë.
“Ka qenë djali Enriku, me Elhamin, vëllain e vet dhe një shok tjetër, ka qenë shok i djalit të dytë. Kanë hyrë në shtëpi bashkë. Fillimisht kanë hyrë dy djemtë, i vogli me shokun, më pas Enriku i ka përshëndetur dhe ka pasur me vete pistoletën me mulli. U ka thënë që po bënte një lojë, ka vendosur vetëm një plumb në të dhe u ka thënë se po bëj një lojë. Më pas djali i dytë thotë se e ka rrotulluar dhe në një moment ka rënë përtokë. U dëgjua krisma, ra djali përtokë”, tha ajo./albeu.com/