Sërish tensione në veri, sulmohet me gurë makina e policisë në Zveçan

Një veturë e policisë së Kosovës është sulmuar me gurë nga protestuesit në Zveçan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfrimuar lajmin për Gazetën Express, teksa tha se si pasojë e sulmit me gurë, veturës i është thyer xhami.

“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveçanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit. Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, tha Kelani për Express.

 


Shtuar 5.06.2023 14:56