Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Balldre-Lezhë.
Një këmbësore është përplasur nga një mjet me drejtuese një femër. E plagosura është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se drejtuesja e mjetit është akoma në vendngjarje ku po kryhen veprimet procedurale nga grupi hetimor. Ndërkohë, pasi ka kryer testin e alkoolit ajo ka rezultuar negative.