Venecia u zgjua të dielën në mëngjes me një pamje të pazakontë, pasi një lëng i gjelbër fluoreshent u shfqa në Kanali e Madh të qytetit.
Autoritetet lokale kanë mbledhur mostra uji dhe kanë hapur një hetim urgjent.
Janë të shumta spekulimet se çfarë mund të ketë ndikuar që uji rreth urës së famshme të Rialtos të ndryshojë ngjyrë.
Teoritë variojnë nga lëshimi i bojës deri te një protestë nga aktivistët mjedisorë.
Mediat italiane raportuan se policia lokale po shqyrtonte pamjet e kamerave të sigurisë për të përcaktuar shkakun e saktë.
Shumë përdorues të mediave sociale thanë se imazhet që vinin nga Venecia të kujtonin marifetin e vitit 1968 nga artisti argjentinas Nicolás García Uriburu, i cili ngjyrosi ujërat e Kanalit të Madh në të gjelbër për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet ekologjike./Albeu.com/