22-vjeçari shqiptar i cili u arrestua bashkë me Laert Haxhiun mbrëmjen e së hënë në Janinë të Greqisë do të deportohet në Shqipëri bremda pak orësh.
I riu rezulton i kërkuar në Shqipëri për “plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim. Në makinën tip BMW që ndodhej Haxhiu ishin dhe dy shqiptarë të tjerë.
Sipas policisë greke, Laert Haxhiu 31 vjeç nga Lushnja dhe Juxhin Barjami 35 vjeç nga Delvina, po udhëtonin së bashku me një shqiptar 22 vjeç, i cili rezulton i kërkuar në Shqipëri për “plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim.
Ndaj tre të arrestuarve janë ngritur akuzat “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, “falsifikim”, “mosbindje” dhe “deklarim i rremë”. Atyre u janë sekuestruar 1400 euro dhe 4 celularë si dhe mjeti BMË X6 i Juxhin Barjamit. Haxhia është përplasur me tre automjete. Aty është bërë e munduar kapja e tij. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Haxhiu po gjykohet në mungesë për masakrën e Lushnjës, per te cilën janë dënuar më herët me burgim të perjetshëm Oges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Orgest Bilbili , Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi akuzohen nga SPAK për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, akuzohen edhe edhe për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim kryerjen e procedurave për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë.
Kujtojmë se Haxhiu u shpall rreth një vit më parë së bashku me Talo Çelën, Jani Aliajn, Ibrahim Licin dhe Erjon Llapushi, në listën e 5 njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare./albeu.com/
Gjithçka ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të një mjetit të ndalonte në zonën e Eleuzës në Janinë.
Por shoferi, Laert Haxhiu nuk iu bind patrullës së policisë, ai shtyi gaz për tu larguar nga policia. Sakaq gjatë përndjekjes nga policia.albeu.com.