Anxhela Peristeri performoi në “Eurovision” dhe performanca mund të përmblidhet me dy fjalë: Energjike dhe e ndjerë. Këngëtarja dukej shumë e bukur e veshur me një body plot gurë, ndërsa me vokalin perfekt, gjatë performancës i bëri të gjithë të ngrihen në këmbë.
Me paraqitjen ku çdo gjë ishte në nivel, nga zëri tek imazhi, Anxhela elektrizoi skenën e madhe dhe fitoi duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve. Efektet dhe vetë skena ishte absolutisht e shkëlqyer.
Kjo është një baladë, në sinkron me veshjen e argjendtë të Anxhelës, që ishte po aq përrallore sa vokali i saj.