Bridge: Chelsea i ka mundësitë për të blerë Kane, por ai do të shkojë te City

Harry Kane në një intervistë me Gary Neville ka bërë të ditur dëshirën e tij për të fituar trofe.

 

Kane është bërë protagonist i lajmeve nga Anglia pasi ai deklaroi se dëshiron që të jetë në gjendje të luftojë për trofetë më të mëdhenj në Evropë.

Kjo bëri që mediat të nisnin lajmet për klubin e tij të ardhshëm. Anglezi duke folur në një intervistë ekskluzive me Gary Neville për “SkySports”, deklaroi se qëllimi i tij është të fitojë tituj.

Ish-futbollisti i Chelseat dhe Manchester Cityt, Wayne Bridge, mendon se Kane do të shkojë në Manchester City.

“Roman Abramovic mund ta blejë atë, por kam një ndjenjë që ai do të përfundojë duke shkuar në Manchester City”, deklaroi Wayne Bridge.


Shtuar 20.05.2021 22:20