Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim online, ka thënë se PD ka nevojë të hapet, ndërsa ka theksuar dhe njëherë akuzat e tij se zgjedhjet e 14 majit janë vjedhur.
Berisha gjithashtu tha nëse PD dhe opozita shqiptare, nuk përballet për të garantuar votën e lirë, të garantoj se zgjedhjet nuk do mbetet element, asnjë lloj shansi për të pasur opozita ndonjë mandat në parlamentin që vjen.
Fjala e Berishës:
Nuk ka pasur asnjë pengesë legale për hapjen, por përpjekje shumë më të mëdha do bëhen për hapjen e kësaj partie ndaj vlerave më të mira të shoqërisë.
Disa nga kandidatët tanë ishin të rinj dhe kanë fituar në Mirditë, në Fushë Arrëz, në Kavajë.
Unë mund t’u them se përveç inkurajimit, nuk ka asnjë pengesë.
Meqë më thua për Bulqizën, unë njerëzisht u kërkoj të ndaleni pak në terrorin që është ushtruar pikërisht në Bulqizë nga banda të qeverisë.
Pyet në komunitetin tënd, sa njerëzve iu janë bërë presion që të mos pranojnë të jenë komisionerë, sa qytetarëve iu janë marrë kartat e identitetit, sa invalidëve iu janë mbledhur kartat e identitetit për të mos votuar?
Kandidati i Bulqizës është zgjedhur me primare dhe në këtë kontekst çdo i ri është i ftuar të përballemi me më të keqen.
Dy ishin dhunuesit më madhorë të këtyre zgjedhjeve, makineria gjigante e blerjes së votës, pronë e qeverisë dhe mafies shqiptare. E dyta ishte frika. Zgjedhjet ishin të stilit putinist. Të garantoj se frika nga punonjësit e administratës, të cilët merreshin me luftë klasash, të cilët i thonin biznesmenit, porosia e shefit tim është që ti të mos dalësh në votime se do kesh pasoja.
Drejtoresha e institucioneve qendrore ka kërkuar që punonjësit të fotografojnë dhe t’i tregojnë votën. Kurse në Bulqizë, këto presione, natën dhe ditën kanë qenë më të mëdha.
PD ka nevojë të hapet, të hapet, të hapet pa diskutim. Por nëse PD dhe opozita shqiptare, nuk përballet për të garantuar votën e lirë, të garantoj se zgjedhjet nuk do mbetet element, asnjë lloj shansi për të pasur opozita ndonjë mandat në parlamentin që vjen./albeu.com