Ish presidenti dhe ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë për media pas shpalljes së tij non grata nga SHBA-të, ka deklaruar se do i shkojë deri në fund kësaj çështje.
Berisha është shprehur se nëse sekretari amerikan do të paraqiste prova, do të pranonte cdo gjë, por jo prova të montuara në zyrat e Edi Ramës.
“Në qoftë se Sekretari i Shtetit do të paraqiste prova unë do ta konsideroja. Por jo me këto prova të montuara në Tiranë te zyra e Edi Ramës. Kërkova që të paraqitej një fakt i vetëm sepse do mjaftonte një fakt dhe do të merrje vendime krejt të tjera. Kishin 0 fakte. Nuk humbas do të jap të gjitha do të bëj çdo përpjekje që të paraqiten në gjykatë provat ndaj meje”, tha ai.
Më herët, ai shprehu publikisht se ka ngritur padi ndaj sekretarit Amerikan të Shtetit.
“Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën time politkke, po të shkoni më tutje, që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit dhe që ditën e djeshme, nuk ka njeri në botë që mund të thotë që kam qenë apo jam i implikuar në një aferë të ccfarëdoshme korruptive. Kam udhëzuar avokatin tim që të padisë për shpifje. Blinken mundet të mendojë se është i mbrojtur, por nuk është ashtu. Padia është ngirtur nga avokati im francez, në Francë. Jam konsultuar me të dhe jam i sigurtë që Blinken nuk ka imunitet. Ai është bërë pjesë e një parodie”, tha Berisha.