SHIFRAT/ Pse Rama zgjodhi kandidatin e gabuar në Memaliaj

Abedin Malaj i BF-së u shpall fitues në Memaliaj, e cila u bë një ndër të paktat bashki që mori opozita në këto zgjedhje. Malaj fitoi përballë kandidatit socialist Gjolek Guci. Më konkretisht, Malaj mori 3017 vota, kurse Guci mori 2701 vota.

Ndërkohë, është numërimi i votave për këshillin bashkiak ai që të bën të lexosh më mirë orientimin e pëlqimit apo mospëlqimit të qytetarëve ndaj kandidatëve të caktuar.

Kështu për shembull, siç vëren AlbEu, vërtetë kandidati i opozitës fitoi në Memaliaj, por PS ka shumicën në këshillin bashkiak duke marrë 7 mandate, kundrejt 3 mandateve të BF-së.

Po ashtu, dy aleatët natyrale të PS-së, PSD dhe dhe PDS kanë marrë secila nga një mandate në këshill, kurse PD zyrtare ka marrë dy mandate.

Ku resultat tregon se në Memaliaj PS ka zgjedhur kandidatin e gabuar për të garuar përballë opozitës pasi vetë partia i ka votat, por jo Guci. /albeu.com


Shtuar 16.05.2023 11:22

Tags: