Ish anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli ka reaguar pas shpalljes “non grata” të ish presidentit dhe ish kryeministrit Sali Berisha.
Sipas Kadillit, ky lajm ka provokuar shumë emocione dhe në 30 vjetorin e vendosjes se marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ky vendim sjell shqetësim.
“Kam bindjen se ai do e shmangë PD nga përfshirja në këtë çështje të së djeshmes duke e marrë nën emrin e vet betejën finale për emrin dhe historinë”, shkruan ndër të tjera Kadilli.
Reagimi i Fatbardh Kadillit:
Lajmi i shpalljes së z. Berisha persona non grata nga Sekretari i Shtetit, ka provokuar shumë emocione, sidomos mes mbështetësve dhe atyre që kanë rrugëtuar në politikë krah tij. Në 30 vjetorin e vendosjes se marrdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ky vendim sjell shqetësim për të gjithë. Kujtoj ende imazhet e drejtuesve demokratë Berisha dhe Pashko, si të ftuar specialë të këtij momenti historik.