Ish-nënkryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka votuar në Shkodër, e shoqëruar edhe nga bashëshorti dhe vajza e tyre, Megi Topalli.
Ajo deklaroi se janë tre arsyet që voton me familjen sot, duke renditur një votë për pluralizmin, një votë kundër cinizmit të qytetit dhe një tjetër për të ndaluar braktisjen e vendit.
“Tre janë arsyet për të cilat votoj bashkë me familjen. E para është se është një votë për pluralizmin. E dyta është sepse kjo është edhe një votë kundër cinizmit të pushtetit qendror që ka sjellë zero investime në qytetin e Shkodrës. Është edhe një votë për t’i thënë stop braktisjes së vendit tonë”, tha ajo.