Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me arrestimin e Fred Belerit dhe i është pergjigjur reagimete të ashpra të Athinës zyrtare.
Ajo thotë se rasti fillimisht duhet t’i lihet drejtësisë të hetohet si çështje, ndërsa u kërkon grekëve që të monitorojnë nga afër situatën pa presione.
Ministri i jashtëm grek në një deklaratë u shpreh se nëse s’ka prova që Beleri ka vjedhur vota, kemi të bëjmë me një skandal.
Ai tregoi se ngjarjen e ka raportuar te përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe te ministri i Jashtëm suedez.
Belerit i është komunikuar urdhri i arrestit dhe akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.
Edhe pse është i arrestuar, ai vijon të jetë kandidat për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa duhet një vendim gjykate për ta nxjerrë atë fajtor.
2/3The candidacy of Fredis Beleris, a citizen of Albania running for election by his fellow citizens, does not warrant any special treatment. He is as equal in front of law as anyone else. It is up only to the prosecutors and judges to handle this case in accordance with evidence
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) May 12, 2023
“Blerja e votës është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë dhe të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit kanë prioritet luftimin e saj gjatë kohës së zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përfshirë vëllezërit dhe motrat e minoritetit grek që marrin pjesë në zgjedhjet tona.
Kandidatura e shtetasit shqiptar,Alfred Beleri që kandidon për zgjedhje nga bashkëqytetarët e tij, nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Ai është i barabartë para ligjit si kushdo tjetër. I takon vetëm prokurorëve dhe gjyqtarëve që ta trajtojnë këtë çështje në përputhje me provat.
Me respekt, u kërkojmë miqve tanë grekë në Athinë që të monitorojnë nga afër e me durim zhvillimin e çështjes, duke lejuar drejtësinë shqiptare të kryejë punën e saj, pa presione të jashtme apo mesazhe përçarëse. Është mirë të mbajmë të informuar Brukselin, por duhet të presim edhe shfaqjen e fakteve“, shkruan ministrja ne Twitter.
Ndalimi i Belerit vjen disa ditë pas debateve politike në lidhje me një deklaratë të tij në një intervistë në mediat greke. Sipas kryeministrit Edi Rama, kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës, ka deklaruar në mediat greke se “Beleri ka premtuar helenizimin e Himarës”.
Duke dënuar këtë deklaratë, kryeministri i kërkoi drejtuesve të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” Sali Berisha dhe Ilir Meta të tërheqë kandidaturën e Belerit. Vetë kandidati opozitar reagoi duke thënë se nuk ka bërë kurrë një deklaratë të tillë. Pas ndalimit të Belerit, Ministria e Jashtme greke reagoi duke deklaruar se ka udhëzuar ambasadoren e Greqisë në Tiranë të zhvillojë një takim në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për të kërkuar informacione për këtë ngjarje.
Përballë Belerit në Himarë garon kandidati i Partisë Socialiste, Gjergji Goro, kryetari aktual i kësaj bashkie në jug të Shqipërisë. Beleri kishte njoftuar në rrjetet sociale një takim pasditen e sotme për të përmbyllkur fushatën zgjedhore
/albeu.com/