Greqia nuk gjen qetësi. Në një zonë detare pranë Kretës janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter në orën 06:10 të mëngjesit.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 101 km në perëndim-jugperëndim të Falasarnës, ndërsa thellësia e termetit llogaritet në 7.9 km.
Në mesnatë ka ndodhur një tjetër tërmet me magnitudë 3.4 Rihter ne ishull, 105 kilometra në jugperëndim të Antikythera. Thellësia e tërmetit ishte 4.9 kilometra.
/albeu.com/