Kovaçevski: Pas anëtarësimit në NATO, synimi tjetër strategjik është anëtarësimi në BE deri në vitin 2030

Qëllimet tona strategjike janë specifike dhe të qarta. U bëmë anëtare e NATO-s, për t’u bërë anëtare e BE-së deri në vitin 2030. Është mirë të kemi një pikë referimi që do të shërbejë si udhërrëfyes dhe motivim për të ecur përgjatë trajektores së përcaktuar, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në Universitetin prestigjioz Xhon Hopkins në Uashington me temën “Nevoja urgjente për zhvillim ekonomik në Ballkan”.

Siç publikoi në profilin e tij në FB, kryeministri tha se “qytetarët e Maqedonisë duan të jetojnë në BE, por në shtëpi, në Maqedoninë e Veriut. BE-ja është vizioni për një standard më të mirë, për punë më të mira dhe më të paguara, për vlerat evropiane, perëndimore, në vend”.


Shtuar 10.05.2023 08:23