Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Bedri dhe Albert Vodha (baba e bir), pasi tentuan të mashtronin biznesmenin, Ramë Geci, për ti marrë 100 mijë euro.
Babë e bir u arrestuan dy ditë më parë, në momentin kur do t’i merrnin shumën e parave biznesmenit në fjalë.
Skema e mashtrimit ishte planifikuar nga shtetasi Florian Gjergji, i cili është shpallur në kërkim.
Ky i fundit iu prezantua biznesmenit si zyrtar i lartë duke i kërkuar shumën e parave.
Gjergji, i cili ishte edhe si organizator i kësaj veprimtarie kriminale, ka pasur rolin personit që mbante komunikimin nëpërmjet rrjeteve sociale me sipërmarrësin.
Si ra biznesmeni pre e mashtrimit?
Personat e përfshirë në skemën e mashtrua Ram Gecin duke u shtirur si zyrtarë.
Ata I shkruajtën atij nëpërmjet nëpërmjet aplikacionit telegram në emër të Erion Veliajt.
Burime bëjën me dije se Ramë Gecit i ka mbërritur një mesazh në aplikacionin “Telegram” nga një numër anglez në emër të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Teksti i mesazhit të dërguar biznesmenit ishte “Lali jam, e di si e kam situatën në këto kohë, a ke mundësi për 100?”
Pas kallëzimit të biznesmenit, policia dhe prokuroria morën në dorë komunikimin me mashtruesit duke i thënë se “nuk kam 100, 70 të bëjnë punë”?
Pasi mashtruesit kanë shprehur dakordësi, është lënë dhe takimi për marrjen e shumës së parave në zyrën e biznesmenit Geci.
Në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë duke bërë arrestimin e babë e bir në flagrancë.
/albeu.com/