Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të premte në rrugën Bilisht-Kapshticë.
Një makinë ka dalë nga rruga, e për pasjë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri (babë e bir)..
Shoferi i makinës A. Ç, 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Ata janë nisur menjëherë për mjekim në spitalin e Korçës dhe konfirmohet se që të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit por paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë../albeu.com/