VIDEO/ Nuk e ndaloi në stacionin e duhur, pasagjeri dhunon shoferin e autobusit

Një tjetër incident i një sulmi të paprovokuar ndaj një shoferi të autobusit ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në videon që po bën xhiron e rrjetet, duke shkaktuar reagime të ndryshme, shfaqet një pasagjer, i cili ka humbur stacionin ku duhet të zbriste për shkak se autobusi nuk ka ndaluar.

Pasgjeri shkoi të shoferi dhe i kërkoi me këmbëngulje që  të ndalojë autobusin që të zbresë. Shoferi i autobusit nuk i përgjigjet kërkesës së pasagjerit, duke çuar në një konflikt mes të dyve.

Sulmet ndaj shoferëve të autobusëve janë një dukuri e shpeshtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që ka detyruar shumë shërbime që i pengojnë pasagjerët të hyjnë në kabinën e autobusit./Albeu.com/


Shtuar 5.05.2023 14:44