Dhunoi vajzën e mitur, pranga babait në Gjirokastër

Një 47-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar pasi akuzoeht se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje.”/Albeu.com/


Shtuar 5.05.2023 09:39