Masakra me 9 viktima në shkollën fillore në Serbi, autori 14-vjeçar festoi me shokët e klasës një ditë para sulmit

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në lidhje me sulmin e përgjakshëm ne shkollën fillore në qender të Beogradit, ku u vranë 8 nxënës, roja i shkollës ndërsa të plagosur mbetën 6 nxënës dhe mësuesja e historisë.

Pesë nga të lënduarit janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa gjendja e njërit prej fëmijëve të plagosur mbetet kritike.

Sulmuesi u arrestua në vendin e krimit.

Fqinjët e autorit 14-vjeçar kanë ngelur të shokuar me atë çfarë ka ndodhur.

Ata e përshkruajnë atë si një djalë të tërhequr dhe të turpshëm që rrallë e shihje me miqtë e tij. Një nga fqinjët e Kosta K. thotë se djali një ditë para tragjedisë ka qenë në një ditëlindje me klasën e tij me nxënësit që i vrau me armë zjarri./ albeu.com/