VIDEO/ I vodhi një gruaje makinën me karrotrec në mes të ditës, arrestohet “skifteri” në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje.

Gjithashtu nisi procedimi penal në gjenjde të lirë për një shtetas tjetër, për përvetësim të mallrave të vjedhura.

Në kuadër te operacionit policor të koduar “Karrotreci” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. B. dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit, konkretisht më datë 27.04.2023, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se ka vjedhur me një karrotrec, automjetin e shtetases T. N., ndërsa më datë 03.05.2023, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e shtetasit A. H., të cilin më pas ia ka shitur shtetasit F. S.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur dhe motomjeti i vjedhur, si dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 4.05.2023 09:48