Shkrumbohet furgoni në Pogradec

Foto ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët pak pas mesnate në Pogradec.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40, në fshatin Leshnicë.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 03.05.2023, rreth orës 00:40, në fshatin Leshnicë, ka rënë zjarr në automjetin furgon tip “Benz”, në pronësi të shtetasit L. P., 46 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat paraprake rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt elektrik).

/Albeu.com/


Shtuar 3.05.2023 08:09