India ka regjistruar numrin më të lartë ditor të viktimave nga coronavirusi që nga fillimi i pandemisë.
Sipas medieve të huaja, raportohet për 4,529 viktima në vetëm 24 orë.
Bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja e mbante rekordin për numrin ditor të vdekjeve, kur regjistroi 4,475 fatalitete më 12 janar.
Në total, India ka regjistruar 25.4 milionë raste që nga shpërthimi i pandemisë, dhe 283 mijë viktima.
SHBA-ja megjithatë është vendi më i prekur në botë si pasojë e virusit vdekjeprurës, pasi deri më tani ka raportuar 33 milionë raste si dhe 587 mijë të vdekur.