Video e Megi Pojanit që kërcen dhe bën gallatë në varrin e stërgjyshes ka bërë xhiron e rrjetit në internet, duke shkaktuar reagime të shumta.
Shumë përdoruse në internet e kanë konsideruar veprimin e moderatores të pahijshëm dhe mungesë totale respekti për të vdekurit.
Sakaq Dalin Buzi duket se ka një perceptim ndryshe nga masa.
Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo thotë se veprimi i Megit nuk është aq tragjik sa duket, duke iu referuar në këtë mënyrë komedisë së zezë.
Dalina thotë se vazjat e saj e kanë humorin më të zi se sa Megi dhe diccka e tillë është në rregull.
Ajo thotë se nuk ka asnjë problem me humorin për vdekje, sepse vdekja është fakt, vdekja ndodh.
Prandaj ajo u sugjeron përdorusve të rrjeteve sociale të qendrojnë të qetë, për deri sa askush nuk po bën humor mbi varrin e familjarit të tyre.
Sipas Dalinës problem është mënyra se si perceptohen gjërat.
Ndër të tjera Dalina zbuloi se dhe ajo e ka përdorur varrin e babait të saj për arsye pune në xhirimet e një seriali, pasi i kushtonte më pak financiarisht.
/albeu.com/