Moska “nuk do t’i falë” Shtetet e Bashkuara për refuzimin e dhënies së vizave për gazetarët rusë që do të shoqëronin Sergei Lavrov në OKB.
Deklaratat janë bërë menjëherë nga autoritetet ruse, pasi refuzimit të vizave.
“Ne nuk harrojmë, nuk do të falim ,” paralajmëroi ministri i Jashtëm rus Lavrov, gjatë një komunikimi me gazetarët, duke e dënuar një vendim të tillë si një qëndrim frikacak nga ana e Uashingtonit.
Rusia mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së këtë muaj, ndërsa vazhdon sulmin e saj ndaj Ukrainës.