Rama në Elbasan, mesazh opozitës: Ata tallavasë i marrin të keqen

Kryeministri Edi Rama, sot ndodhet në një takim elektoral në Elbasan.

Gjatë takimit, i pranishëm ishte edhe këngëtari që ka bërë këtë këngë, Petrit Vullkani i cili performoi live.

Rama nisi sërish të kërcente, ndërsa nuk la pa shënjestruar dhe opozitën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

“Ata tallavasë i marrin të keqen. A thua se po dëgjojnë gjithë ditën Mozzartin. Këta rrinë dhe dëgjojnë gjithë ditën se çfarë del nga zorra qorre dhe pastaj bezdisen nga ritmi i një kënge. Kjo meriton në përgjigje me Tit Vullkanin. Fushata dhe rruga drejt 14 Majit duhet të jetë me nota të rëndësishme shprese dhe vështrimi nga e ardhmja”, tha Rama.