VIDEO/ 46-vjeçari grek përplas me makinë dhe rreh shqiptarin në mes të rrugës, përfundon në spital me dëmtime në tru

Një 46-vjeçar u arrestua në Chania me akuzën e tentativës për vrasje, pasi përmbysi mjetin e tij dhe më pas rrahu një shpërndarës në mes të rrugës.

Konkretisht, 46-vjeçari akuzohet se ka përplasur dhe rrahur një shpërndarës shqiptyar, 43 vjeç në zonën e Vamvakopulos.

Shqiptari ndodhet në spital me dëmtime në tru.

Shoferi 46-vjeçar është ndalur nga qytetarët që kanë dijeni për ngjarjen rreth dy kilometra poshtë rrugës dhe më pas është arrestuar nga policia.

Sipas medieve greke, 46-vjeçari shihet duke lëvizur pas shqiptarit dhe në momentin kur e sheh e godet nga pas me makinë duke e hedhur ana rrugës.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në një rrugë paralele me Autostradën Kombëtare. Ajo që po heton Policia është mundësia që 46-vjeçari të ketë vënë në shënjestër 43-vjeçarin nga Shqipëria për mosmarrëveshje personale./Albeu.com/


Shtuar 20.04.2023 08:42