“Merr një krevat dhe fli në bashki”, Rama podcast me Sakon, batuta me kryebashkiaken e Durrësit: Sa herë të ka thënë burri lëre punën?

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako ishte e ftuara e radhës në podcasting e kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit ka publikuar një pjesë të shkurtër nga podcasti që do të transmetohet të shtunën.

Sako flet për punën e saj në krye të bashkisë së Durrësit, por nuk lë mënjanë as detaje nga jeta e saj familjare.

Rama e pyet me shaka se sa herë i ka kërkuar burri që ta lërë këtë punë, ndëra Sako bën me dije se e ka paralajmëruar para se t’i futej politikës.

Sako: Kujtoj nga ju frazën, merr një krevat dhe fli në bashki tani.

Rama: Ju edhe ballë për ballë kur jeni me mua nuk i thoni gjërat siç i mendoni të gjitha

Sako: Atje duhej të merrja nja tre mjete që të shkoja në punë.

Rama: Sa herë të ka thënë burri po ca merresh me këtë punë, po lërë fare?

Sako: Para se të thoja po, i kam thënë shiko po të pyes që mos të më thuash pastaj po i lë kalamajtë rrugëve.

Rama: Për një fëmijë t’i bëre dy.

Sako: Tomas dhe Greg, binjakë, identik të dy.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

/Albeu.com/


Shtuar 19.04.2023 08:28