Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me pengmarrjen e e 28-vjeccares në Tiranë nga i dashuri i saj.
Gleard Gusholli, 31-vjeçari u arrestua ditën e djeshme. Gusholli akuzohet se mbajti peng për një jave dhe dhunoi barbarisht të dashurën e tij 28-vjeçare.
Kjo e fundit përfundoi në spital dhe iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të plagëve të marra.
Në lidhje me këtë Berisha tha se jeta po bëhet gjithnjë e më shumë e pasigurtë dhe se rendin në dorë e ka krimi dhe mafia.
Sali Berisha: Një vajzë, 26-vjeçare, u burgos e marrë peng në shtëpi i ashtuquajturi partner. Duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik tipik për strofullat e mafies me protektoratin e mafies. Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë. Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia. U ndala në këtë rast dramatik, sepse muaj më parë, një vajzë nga Kenia, 19-vjeçare, që punonte në një kazino, u masakrua.
Klithmat e saj ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë. Vetëm qeveria arrin të heshtë, të shkatërrojë, të rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin. Tirana është pra sot, qytet ku dominon ligji i mafias, ku dominon mafia. Mafia e Tiranës, duke pasur parasysh se ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndrahhetën, Sakra Korona Unitën, tejkalon të gjitha grupet mafioze, sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare.
Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 26-vjeçares, indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe në tërësi dorëzimin e sigurisë dhe rendit të qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to.
/albeu.com/