FOTO/ Sherri për tenderin 1 mln euro, Shaqir dhe Algert Alcani paguan 2 persona me rekorde kriminale për të shantazhuar biznesmenin në Cërrik

Në foto administratori i  kompanise në Cerrik, Erald Muftari

Erald Muftari është biznesmeni që u kërcënua për tenderin 1 mln euro nga katër persona në Elbasan ( 3 të arrestuar një në kqrkim).

Muftari është administrator i një kompanie me qendër në Cërrik.

Ai është fitues i nje tenderi pyjesh me vlerë 1 mln euro. Për këtë arsye ai është shantazhuar nga Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç.

Të akuzuarit i kanë vendosur pistoletën në kokë administratorit për t’u tërhequr nga tenderi dhe e kane kërcënuar me jetën e djalit.

Fituesi i tenderit Erald Muftari është shantazhuar nga Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç. Mësohet se tenderi në fjalë ishte për lëndë drusore, dhe kishte vlerën e 1 milion eurove.

Burime bëjnë me dije se të akuzuarit i kanë vendosur pistoletën në kokë administratorit për t’u tërhequr nga tenderi dhe e kane kërcënuar me jetën e djalit. Sakaq ai nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.

Pas këtij momenti, Algert Alcani 27 vjeç dhe Shaqir Alcani 62 vjeç babë e bir kontaktuan dy persona me rekorde kriminale, që të kërcënojnë me jetë biznesmenin dhe familjen e tij me qëllim që ai të tërhiqej nga tenderi publik.

Këta persona janë Edmir Boci 37 vjeç i arrestuar tashmë dhe një person i katërt 38 vjeç, i cili është ende në kërkim nga policia dhe forcat RENEA janë në terren.

Shaqir Alcani rezulton pronar i firmës ‘Alcani sh.p.k.’. Kjo firmë ka përftuar 28 tendera, 13 prej tyre në bashkinë e Tiranës. Firma rezulton se kryesisht furnizonte me lëndë djegëse për ngrohje objekte arsimore.
Vlerave e tenderave të përfituara në përgjithësi nga kjo firmë nuk e kanë kaluar shifrën e 400 mijë euro.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare. Të arrestuarit akuzohen, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com/ 


Shtuar 10.04.2023 13:21