Teknikët rusë mund të kenë sabotuar avionët e nisur për në luftën në Ukrainë, kanë pretenduar zyrtarë nga Sllovakia.
Jaroslav Nad, ministri i mbrojtjes së Sllovenisë, tha se avionët luftarakë MiG-29 që Bratislava i furnizoi Ukrainës mund të jenë dëmtuar qëllimisht nga rusët e pranishëm në një bazë ajrore.
Ai tha se defekte u gjetën vetëm në pjesët “të aksesuara nga rusët”.
Megjithatë, një hetim nuk ishte në gjendje të provonte qëllimin nga ana e teknikëve. Ata kishin qenë të pranishëm në bazën ajrore Sliac deri vitin e kaluar.
“Ata ishin në gjendje të fluturonin, por kjo nuk do të thotë se ata ishin gjithashtu të aftë për të luftuar,” tha Nad.
“Defektet u shfaqën vetëm në ato pjesë të aksesuara nga rusët”, shtoi ai.
Megjithatë, Sllovakia beson se Ukraina do të jetë në gjendje ta bëjë funksional avionin.
“Ata kanë pilotë, pjesë këmbimi dhe një kompani që ka punuar në MiG që nga koha sovjetike,” tha Nad.