Një rast tragjik ka tronditur sot qytetin e Pejës.
Atje një person është vrarë me armë zjarri në një lokal, për motive ende të paqarta.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës që ka mbetur i qëlluar nga arma e zjarrit.
“Policia ka pranuar informacion se në orën 15:36, se në rrugën “Gjin Gazullo”, ka pasur gjuajtje me armë zjarri në një lokal. Motivet ende nuk dihet, kurse mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, kanë thënë nga Policia e Kosovës e rajonit të Pejës.