Meta shfaqet krah Osmanit: T’i liberalizohen sa më shpejt vizat Kosovës

Presidentët e Ballkanit janë mbledhur në samitin e Bërdo-Brijunit. Ndërsa ecte krah Vjosa Osmanit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, thotë se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Potimi i Metës:

Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj./albeu.com


Shtuar 18.05.2021 09:18