Pezullohen tre policët në Tiranë, debatuan në gjendje të dehur dhe kundërshtuan kolegët gjatë shoqërimit në komisariat

Tre punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre është nisur një hetim disiplinor.

Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1, Inspektor M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2 dhe D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3 kanë debatuar me njëri-tjetrin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, gjatë shoqërimit në komisariat ata kanë kundërshtuar forcat e policisë.

Njoftimi:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra punonjësit e Policisë:

– Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;

– Inspektor M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;

– D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP pasi:

Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë konstatuar tre shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë. /albeu.com


Shtuar 26.03.2023 12:25