Nuk njeh moshë! Jonida Maliqi feston sot ditëlindjen, s’do ta besoni sa vjeç bëri këngëtarja

Ajo është një nga artistet shqiptare që i ka rezistuar kohës (dhe me shumë mundësi) do vazhdojë të jetë për shumë gjatë në showbizin shqiptarë. E kemi fjalën për Jonida Maliqin e cila feston sot ditëlindjen e saj, por në të njëjtën kohë ka edhe një dhuratë për fansat e saj besnikë.

”Faleminderit për dashurinë që më keni dhuruar ndër vite”, shkruan Jonida në Instagram duke publikuar kështu këngën e saj më të re “Do apo nuk do”.
Në të dyja projektet e saj të fundit muzikore Jonida ka zgjedhur të vijë ndryshe duke publikuar këngë që nuk ngjajnë aspak me njëra-tjetrën, por që janë tejet ritmike.

Ndërsa përsa i përket stilit të saj do bënit mirë t’i bënit “repeat” herë pas here videos sepse e dini se çfarë “outfitesh” do të gjeni në të. Dhe kur bashkohen bashkë vokali dhe stili automatikisht vëmendja na shkon vetëm tek Jonida Maliqi…

Sa i përket ditës së saj të lindjes artistja ka vendosur ta festojë atë në Vlorë me disa prej miqve të saj më të ngushtë. E dimë që jeni kuriozë të dini gjithashtu se sa vjeç bëri Jonida dhe duke qenë se ajo bën pjesë në grupin e artisteve që se ka kompleks të tregojë se çfarë bën në jetë, po ju themi që Jonida fiku dje plot 40 qirinj.