24 vjetori i sulmit të NATO-s në Serbi, Berisha: Rol vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përkujtuar 24 vjetorin e sulmeve të NATO-s në Serbi, e cila më pas solli edhe cclirimin e Kosovës.

Në postimin e tij Berisha shkruan se ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s kundër Beogradit krahas luftës çlirimtare të UÇK pati rol vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Postimi i Berishës:

Të dashur miq!

24 vite më parë, me 24 mars 1999 Aleanca e Atlantikut  të Veriut në një vendim historik unanim e udhëhequr nga SHBA dhe presidenti Bill Klinton, ndërmori ofensivën e saj ajrore më të madhe pas luftës së dytë botërore.

Ofensivën e parë në historinë e saj në mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore të 2 milion shqiptarëve në Kosovë që përjetonin gjenocidin  dhe barbaritë që hordhitë pushtuese të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç ushtronin ndaj tyre.

Ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s kundër Beogradit krahas luftës çlirimtare të UÇK pati rol vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndaj shqiptarët i mbeten mirënjohës përjetë NATO-s, SHBA dhe vendeve të tjera anëtare për rolin e tyre çlirimtar për shqiptarët në Kosovë dhe vendosjen e paqes në Ballkan.

Zoti e bekoftë NATO-n, vendet e saj anëtare dhe ushtritë e saj. #sb


Shtuar 24.03.2023 19:06